Surroi: Asgjë nuk përfiton Lugina nëse e quajmë "Kosovë Lindore"
Publcisti nga Kosova, Veton Surroi ka reaguar për etiketimet në emërtime që po bëhen për shqiptarët në Luginë të Preshevës duke i quajtur si "Kosovë Lindore".Ai përmes një postimi në facebook tha se shqiptarët e tre komunave në Serbi nuk fitojnë gjë duke i quajtur si "Kosovë lindore", transmeton Titulli.com.
Sipas tij prapa këtij formulimi nuk ekziston as edhe një përpjekje për ta përmirësuar gjendjen në arsim, shëndetësi, përfaqësim në administratë, liri qarkullimi..
“Posaçërisht është formulim bosh kur vjen nga pushteti që nuk tregon aftësi për të mbrojtur interesin e vet Kosovës, lërë më të shqiptarëve jashtë saj”, ka shkruar Surroi./Titulli.com/